TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Renato Mekolli kundra Arbana Osmanit. Mekolli është ngacmuar së fundmi për librin e tij ” ‘Sekretet e shijes’ , i cili është prezantuar në panairin e këtij viti.
Gazetari i “Thumb On”, Ronaldo Sharka shkoi në Panairin e Librit dhe me qëllim ngatërroi emrat e librave me autorët për të marrë reagimin e tyre.
Kur shkoi tek Renato Mekolli, gazetari e ngatërroi librin e tij me të Arbanës.
“Libri juaj ‘Receta për 5 minuta’ mua më ka pëlqyer shumë”, i tha Ronaldo Renatos.
“Recetë për 5 minuta? Nuk ka libër që të bëhen receta për 5 minuta. Është e pamundur.
Unë kam nxjerrë ‘Sekretet e shijes’ dhe ’50 shijet e pastave”, tregoi Renato.
“Nuk e keni bërë ju ‘Receta për 5 minuta’?, e pyeti sërish gazetari “Kush e ka bërë këtë?
Nuk e di. 5 minuta? Unë sa futem në kuzhinë dua 1 orë”, u përgjigj Renato duke qeshur.
Libri “Receta për 5 minuta”, është i Arbana Osmanit.
Në panairin e këtij viti u paraqitën me libra shumë emra të rinj, si Arbana Osmani, Angela Martini, Iva Tiço dhe disa të tjerë.