LIFESTYLE, 19 Nëntor 2019, 16:55

Karikaturat/ Si po shndërrohen në qesharakë ndërkombëtarët e Tiranës

Shpallja “non grata” nga presidenca e një ambasadori që i tregoi gishtin e mesit protestuesve që qeveria donte tu prishte shtëpitë si pasojë e afere korruptive, ishte pika që derdhi gotën në procesin e qesharakëzimit të shumë prej diplomatëve të huaj në Tiranë. Në këtë gjashtëvjeçar të qverisjes së rilindjes shumë prej tyre e kanë humbur rrolin e arbitrit, për të veshur kostumin e lakenjve të pabesueshëm. Romana Vlahutin e filloi procesin e reformës në drejtësi me thirrjen që ajo të bëhej pa opozitën. Donald Lu në kulmin e lulëzimit të drogës, e quajti luftën kundër saj një histori suksesi. Ata bashë ku bënë lolo me premtimet për të goditur peshqit e mëdhenj dhe asgjesuar 40 grupimet kriminale. Ata pranuan parlamentin monist, përkrahën kllunët e opozitës së re që votojnë në çdo rast si qeveria, duartrokitën votimet njëpartiake të një qershorit edhe kor në to kandiduan përfaqësues të grupeve të krimit që u zbuluan më pas. Ata nuk gjetën dot një fjalë, për përgjimet skandloze të publikuar nga BILD, për vjedhjen e votave dhe as për mashtrimet në emër të autoriteteve amerikane.

Përkundrazi, mbështetën me sa mundësi patën kamikaze si Arta Marku apo Arta Vorpsi për tu zgjedhur në krye të institucioneve të drejtësisë së re.

Të gjitha këto mëkate, që nuk mund t’i shpëtojnë syrit të një shqiptari të zakonshëm, dhe që i kanë shtyrë shumë qytetarë të këtij vendi drejt rrugës së azilit me humbjen e shpresës se ky vend mund të bëhet, i kanë zbehur përfaqësuesve të komunitetin ndërkombëtar rrolin e një garanti se punën do të shkojnë më mirë. E gjithë kjo sagë, më shumë sesa në qindja artijuj apo mijra fjalë është pasqyruar në formën më të gjetur, atë të humorit, në artin e talentuar të Bujar Kapexhiut.