TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ditën e djeshme në ndeshjen Shqipëri-Francë, u inaugurua stadiumi i rikonstruktuar “Air Albania Stadium”, ku mori pjesë edhe kryeministri Edi Rama.
Por si herë e parë, dhe si Shqipëri që jemi, ndeshja nuk kishte si të niste pa probleme.
Fillimisht tifozët u spërkatën me ujë gabimisht si pasojë e mosfunksionimit të sistemit.
Më pas një grup tifozësh nisën të bërtisnin në kor: “Rama ik!”.
Kaq është dashur dhe rrjeti ka shpërthyer në meme, duke ironizuar kryeministrin.
