TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një grua është revoltuar ditën e sotme për shkak se harta e Shqipërisë është shtruar në mesin e sheshit “Skënderbej”. Në videon e publikuar nga “Faxweb”, gruaja, identiteti i të cilës nuk bëhet me dije, shihet mjaft e revoltuar teksa nuk pranon të shkelë mbi hartën e atdheut të saj.
Ajo fillon të debatojë me një efektiv policie, i cili thotë gruas që duhet të largohet nga sheshi. Por, gruaja në video, jo vetëm që nuk largohet por fillon të ulërasë e bërtasë e irrituar duke mbledhur rreth saj edhe shumë qytetarë të tjerë.
“Është turp edhe për ty, edhe për mua që të shkelet Shqipëria me këmbë. E kujt është kjo hartë? E Greqisë? Serbisë? E grekut, e serbit? Kjo është harta ime, është shtëpia ime, është Shqipëria ime! Nuk e shkel atdheun më këmbë…Nuk ka në lindur ata burra këtu që të shkelin Shqipërinë,”- dëgjohet të thotë ajo, teksa fillon të tërheqë një nga karriget që rrëethojnë hartën.
“Mos më prek. Mu largo,”- dëgjohet që i thotë gruaja policit më tej, i cili tenton ta largojë nga sheshi.
“Ku jeni more vëllezër, ku jeni moj motra? Paskeni mbaruar? Po ju shkelin Shqipërinë me këmbë. Çfarë paskan bërë kështu?”- vijon më tej gruaja në video.