TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Vëllai i Kastriot Reçi, i cili u vra ditën e djeshme, ka treguar momentet e tmerrit, kur pa të shtrirë të vëllain në rrugë.
“Ne sapo kishim parkuar makinën dhe po shkonin tek lokal “Mirdita”. Kastrioti po fliste në telefon dhe unë vazhdova më para dhe u futa në lokal.
Akoma nuk ishin ulur në karrige kur dëgjova të bërtitura. Dola menjëherë i habitur se nuk dëgjova krisma. Pashë vëllain të shtrirë përmbys në rrugë. E dërguam në spital. Plumbi ishte mes shpatullave”, është shprehur për mediat vëllai i viktimës.
Ekzekutimi i tipit mafioz ndodhi dje në qendër të qytetit të Rrëshenit, ku është vra biznesmeni Kastriot Reçi. Ish-pronari i një televizioni u qëllua nga një distancë 150 metra me snajper.
Ngjarja ka tronditur qytetarët, pasi ka ndodhur shumë pranë komisariatit të policisë në këtë qytet. Pistat, ku po hetohet janë dy.
E para, ajo e hakmarrjes për shkak të një vrasje të vitit 2016, ku u vra ish-drejtori i OSHEE-së, dhe e dyta, ajo e prishjes së pazareve të drogës.