TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka depozituar sot zyrtarisht draft ligjin për ndarjen administrative-territoriale të njësive të qeverisjes vendore në Republikën e Shqipërisë. Pas përfundimit të një procesi të gjerë konsultimesh në të gjitha qarqet dhe marrjen e mendimit të qytetarëve, Grupi Parlamentar i PD ka propozuar që vendi të ketë 100 bashki dhe 12 qarqe.
Versioni i Grupit Parlamentar të PD shpjegohet me një relacion të argumentuar prej 168 faqesh.
"Nuk propozojmë 12 Qarqet për të krijuar një nivel burokracie. Propozojmë struktura që të krijojnë: zhvillim, koordinim, investime dhe mundësi të reja për territorin. Mbi të gjitha, nuk propozojmë një hartë që i shërben administrimit të pushtetit. Propozojmë një hartë që i shërben qytetarit, komunitetit dhe zhvillimit të territorit' thuhet në relacion.
Mbi bazën e analizës teknike të ekspertëve, vlerësimit të përvojës së Reformës Administrativo-Territoriale 2014, konsultimit me qytetarët, dhe nevojës për një model të ri të qeverisjes vendore, Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike propozon: 100 BASHKI + 12 QARQET të mbështetura nga: Decentralizim Real; Autonomi Financiare; Kompetenca të Qarta; Përgjegjësi dhe Llogaridhënie; Demokraci Lokale; dhe Zhvillim të Balancuar Territorial"