AKTUALITET, 4 Korrik 2018, 13:29

Tërmeti i fortë 6 ballë, dalin bilancet e para të dëmeve në Tiranë e Durrës

Tërmeti i fortë 6 ballë, dalin bilancet e para të

Nje termet i fuqishem 6 balle shkundi sot Tiranen dhe u ndie i forte edhe ne disa qytete te tjera te Shqiperise. Tani kane dale bilancet e para te demeve nga Ministria e Mbrojtjes.

Nga informacionet e grumbulluara nga Qendra Kombëtare Operacionale pranë Shtabit të Përgjithshëm të FA deri në orën 12:30 janë konstatuar:

1. Rënia e një catie në një banesë të braktisur, njësia administrative Manzë

2. Në Yrshek, Kashar i është çarë muri i një banese

3. Në Marqinet, Bashkia Vorë, raportohet dëmtimi i catisë së një banese.

4. Në lagjen Dyl Haxhire Myzyri, pallati nr. 8 ka plasaritje të mureve.

5. Njësia Cudhi, Bashkia Krujë është plasaritur një banesë.

6. Fshati Brret, Bashkia Krujë një banesë e plasaritur.

7. Plasaritje e një supermarket në lagjen 17, Bashkia Durrës.

Nga komunikimi me qarqet Fier, Shkodër, Vlorë, Lezhë, Berat, Kukës etj. nuk janë raportuar dëme në objekte dhe lëndime në njerëz.