SPORT, 31 Korrik 2021, 16:28

Plas te PSG-ja/ Drejtuesit nuk i durojnë tekat, Poçetino lë jashtë skuadre yllin e parisienëve

Plas te PSG-ja/ Drejtuesit nuk i durojnë tekat, Poçetino lë


Ditën e nesërme, PSG-ja do të ndeshet me Lilën për Superkupën e Francës, takim i cili pritet me  mjaft interes për vetë faktin e rivalitetit të sezonit të kaluar, ku Lile fitoi kampionatin vetëm në javën e fundit.

Por trajneri Poçetino i ka habitur të gjithë, duke lënë jashtë skuadrës yllin Kilian Mbape. Sipas komunikatës së klubit, Mbape ‘’po ndjek një program të specializuar të përgatitjes fizike’’.

Mediat franceze kanë filluar aludimet e para mbi një transferim të mundshëm të Mbape drejt Realit çka nuk do ishte çudi pasi dihet prej kohësh vullneti i madrilenëve dhe vetë lojtarit për këtë transferim. Gjithashtu jashtë skuadrës janë lënë dhe dy blerjet e reja Ramos dhe Donaruma. Spanjolli pësoi dëmtim pak ditë më parë, ndërsa Donaruma shumë shpejt pritet të nisë stërvitjen me skuadrën.