AKTUALITET, 6 Prill 2018, 15:27

Foli për kolegë kriminelë, Spaho i kthen përgjigje Hysit: Të të vijë turp Vasilikë

Foli për kolegë kriminelë, Spaho i kthen përgjigje Hysit:
Kryetari i grupit në PD, Edmond Spaho, ka replikuar në distancë me nën/kryetaren e Kuvendit, socialisten Vasilika Hysi, e cila teksa ishte e ftuar ne një aktivitet të organizuar nga shoqëria civile, Hysi deklaroi mes te tjerash se deputetet, qe i quajti kolege te saj, nuk patën turp kur u ulën përkrah kriminelëve në Parlament, por i ze tmerri kur vjen fjala per kete komunitet.

Spaho në një postim në FB, shkruan: “Pas teje duhet ti vije turp tere rradhes se deputeteve te PS te cilet pranuan te behen kolege me kriminele, apo ti vene ne krye te bashkive te vendit madje edhe ti mbrojne kur Ambasadori Amerikan ju bente thirrje ti largonit, turp tju vije ju te gjitheve qe mbroni nje narkotrafikant si Sajmir Tahiri”.

POSTIMI I PLOTE

Ke te drejte Vasilike!!!! E para qe duhet te kete turp qe u ul ne nje salle me kriminelet je ti Vasilike sepse i kishe dhe i ke ne Parti. Ate te Lezhes e hoqe nga Kuvendi e bere Kryetar Partie. Pas teje duhet ti vije turp tere rradhes se deputeteve te PS te cilet pranuan te behen kolege me kriminele, apo ti vene ne krye te bashkive te vendit madje edhe ti mbrojne kur Ambasadori Amerikan ju bente thirrje ti largonit, turp tju vije ju te gjitheve qe mbroni nje narkotrafikant si Sajmir Tahiri.

Por me shume nga te gjithe turp ti vije Edi Rames i cili hartoi dhe zbatoi strategjine e ardhjes ne pushtet me ndihmen e krimineleve. Turp ti vije atij qe me kriminele dhe narkos kanabizoi gjithe Shqiperine, turp ti vije atij qe me parate e narkove ble zgjedhjet, turp ti vije atij qe me levat e pushtetit mbron dhe nuk arreston Balilin, Habilin, turp ti vije atij qe kriminelet i futi ne polici dhe pasi u moren me droge e u dolen te palarat i coi jashte ne ekzil.

Mua nuk me vjen turp Vasilike, mua nuk me vjen turp perkundrazi jam krenar sepse ngrita zerin kunder krimineleve ne qeveri, polici, bashki dhe kunder padrinos se tyre Edi Rames. Une me koleget e mi bojkotuam Kuvendin 6 muaj deri sa edhe me ndihmen e nderkombetareve e detyruam padrinon te miratoje ligjin e dekriminalizimit.
Te te vije turp Vasilike!