AKTUALITET, 11 Shtator 2020, 22:40

Plagosja në Tiranë, autori dhe i plagosuri shokë me njëri-tjetrin! Dolën nga lokali për t’u sqaruar

Plagosja në Tiranë, autori dhe i plagosuri shokë me

Zbardhen detaje nga plagosja e ndodhur mbrëmjen e sotme në Tiranë. Mësohet se autori Kevin Cungu dhe i plagosuri Rexhep Xhekja janë shokë me njëri-tjetrin.

Pas një konflikti në lokal ata kanë dalë jashtë për t’u sqaruar.

Debati mes tyre është përshkallëzuar deri në përdorimin e armës nga ana e Cungut, i cili ka qëlluar Xhekjan me një plumb në këmbë.

Më pas është larguar menjëherë nga vendngjarja. Uniformat blu kanë rrethuar zonën dhe po punojnë për kapjen e tij.

Xhekja ndodhet në spital dhe po merr ndihmë mjekësore jashtë rrezikut për jetën.