AKTUALITET, 28 Prill 2020, 10:08

Berisha shfaq fotot: Akt barbar, përdhoset nga Lal Plehu, tempulli i shenjtë i Helvetive

Berisha shfaq fotot: Akt barbar, përdhoset nga Lal Plehu, tempulli i


Fotografi të trishta janë publikuar në profilin e ish-Kryeministrit Sali Berisha në Facebook: I rrëzuar përtokë, rrethimi i Selisë Qendrore të Tarikatit të Helvetive në zemër të Tiranës, në lulishten përballë pallateve 9-katëshe në Tiranë.

Berisha ka akuzuar kryetarin e bashkisë së Tiranë për përdhosje të këtij tempulli të shenjtë, përderisa bashkia ka ndërmarrë veprime kundër tij pa asnjë paralajmërim.

“Përdhoset nga Lal Plehu, tempulli e Shenjte i Halvetive! – shkruan Berisha ën Fb. - I prishin rrethimin pa asnjë paralajmërim, Selisë Qëndrore të Tarikatit të Halvetive! Lexoni mesazhin, shikoni fotot e qytetarit dixhital. Dënoj me ashpërsinë më të madhe këtë akt barbar që përdhos një tempull të shenjtë, fyen dhe lëndon rëndë mijëra e mijëra besimtarë të këtij Tarikati të respektuar me kontribute të çmuara në historinë e besimeve në Shqipëri. “

Përshëndetje z. Berisha!

Po ju dërgoj pamje nga akti më barbar i kryer nga bashkia Tiranë. Pa asnjë paralajmërim, fadromat e bashkisë kanë shembur rrethimin e Selisë Qëndrore të Tarikatit Halveti, pa asnjë komunikim shkresor, asnjë paralajmërim. Mafia e ndërtimit nuk po ndalet as para ndërtesave të kultit.”