AKTUALITET, 18 Korrik 2020, 13:31

Hapet supermarketi i parë Big Market në qytetin e Laçit


Prej datës 18 korrik, do të keni mundësinë të vizitoni supermarketin më të ri Big Market në qytetin e Laçit.  Hapja e këtij supermarketi  ka qenë një lajm mjaft i madh  për qytetarët e Laçit të cilët shprehen mjaft të lumtur për hapjen e tij.

I vendosur në një lokacion mjaft të arritshëm nga të gjithë , me një sipërfaqe të konsiderueshme prej 1000 m2  supermarketi është i organizuar në dy kate.  Big Marketi më i ri i përshtatet më së miri kërkesave dhe pritshmërive të konsumatorëve.  Në këtë supermarket do të gjeni  produktet e linjave ekskluzive italiane si: Balocco, Donna Chiara, Ellebi, Antonelli,  detergjentë, enë kuzhine dhe tekstile.

Hapja e supermarketit të ri ishte një sukses që në ditën e parë. Menjëherë klientët përqafuan ofertat dhe shërbimin e stafit të Big Market.   Cilësia e lartë e produkteve mban vulat e autoriteteve europiane dhe vendase, ndërkohë për besimin e klientëve kujdeset stafi i Big Market.

Rrjeti i supermarketeve shqiptare po ecën me hapa të sigurtë për të plotësuar kërkesat e konsumatorëve dhe premtimin “Di Cfare Zgjedh”!