AKTUALITET, 28 Dhjetor 2018, 15:00

Plagosi vëllain e gruas me thikë dhe një tjetër, kush është viktima

‘BalkanWeb’ ka siguruar foton e viktimës së krimit të rëndë në familje që tronditi Bulqizën.

‘BalkanWeb’ ka siguruar foton e 40-vjeçarit Adriatik Jella, i cili pas një konflikti për motive të dobëta plagosi me thikë kunatin e tij si dhe vëllain e nuses së këtij të fundit. Ndërkohë, më pas ai u godit me një dru nga krushq të familjes së gruas së tij, ndërsa ndërroi jetë rrugës për spital.

Vrasja Ne Bulqize Adriatik Jella

Krimi në familje erdhi pasi viktima ishte ndarë me bashkëshorten e tij, ndërsa kjo e fundit ishte kthyer te familja e babait me dy fëmijët (nuk ishin të ndarë ligjërisht).