TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ditën e sotme kryeministri Edi Rama mandatoi Kryetarin e Komisionit parlamentar të Ekonomisë Erjon Braçe në detyrën e zv/ Kryeministrit. Një prej anëtarëve të këtij komisioni, deputetja socialiste Evis Kushi ka zgjedhur një mënyrë krejt të veçantë urimi për kolegun e saj që do t’i largohet. “Nuk e di me kë do bëj sherr këtej e tutje në Komisionin e Ekonomisë , por urimet më të përzemërta për Zv. Kryeministrin e ri Erjon Braçe”, shkruan Kushi.
Braçe njihet në rrethin parlamentar si opozitari i përjetshëm pasi pavarësisht përkatësisë partiake, nuk hezitonte të shprehte hapur kritikat.