AKTUALITET, 28 Dhjetor 2018, 14:10

U arrestua me bujë nga Forcat Speciale, lirohet nga burgu në mënyrë të mistershme Elton Kila

U arrestua me bujë nga Forcat Speciale, lirohet nga burgu në

Është liruar nga burgu një natë më parë 37  vjeçari Elton Kila, i cili u arrestua më 18 tetor të këtij viti në Elbasan gjatë një operacioni të Forcave Speciale.

Elton Kila , 37 vjeç banor i lagjes “Qemal Stafa” në Elbasan, u ndalua me qëllim ekstradimi për në Itali, pasi Prokuroria e Pescarës, lëshoi  urdhërin e ndalimit ndërkombëtar një muaj para arrestimit të tij. Kila akuzohej  si pjestar i një organizate kriminale, për mashtrim dhe për trafik të lëndëve narkotike.

Nuk dihen detajet e lërimit të 37-vjecarit. Lajmin e ka bërë të ditur vetë ai gjatë një postimi në rrjetin social facebook, i cili falenderon të gjithë ata që e kanë mbështetur.

“Falenderimi i takon allahut te vetem pa shok . Dhe nje falenderim i madhe per te gjith miqt e mi qe me mbeshteten ne dit te veshtira. Dhe keq ardheje te madhe per ata qe perdorin fatkeqsite e tjetrrit per arsye te tjera dhe kan kerku lek neper mjet messenger ne emer tim. Sdi c’emer ti vej ksaj shum ordiner perfituan nga rasti. Por un e kam lèn ne dor te zotit . Faleminderit te gjithve”

Kujtojmë se pas arrestimit të Elton Kila, u dogj pika e servisit në pronësi të tij, ku u dogjën rreth 12 mjete të shtrenjta.