AKTUALITET, 28 Dhjetor 2018, 12:36

Kush janë ministrat që i 'shpëtoi' Rama, dy prej tyre rrezikojnë shkarkimin në qershor

Kush janë ministrat që i 'shpëtoi' Rama, dy prej tyre

Olta Xhaçka, Pandeli Majko, Etilda Gjonaj, Ogerta Manastirlliu, Blendi Klosi dhe Sandër Lleshaj, i cili pak javë më parë mori detyrën, i shpëtuan furtunës në "Qeveri". Lleshaj u emërua vetëm dy muaj më parë, ndërsa sa i takon Blendi Klosit dhe Etilda Gjonajt të emëruar ministra në shtator 2017, Rama la një afat 6 mujor për realizimin e objektivave, pasi në të kundërt do rrezikojnë shkarkimin në muajin qershor. Ndërkohë, Rama ka rikthyer në kabinet Blendi Çuçin si ministër të Bujqësisë dhe Eduard Shalsin si ministër të Shtetit për Sipërmarrjen.