AKTUALITET, 24 Korrik 2018, 19:34

Plagosi me thikë babë e bir, arrestohet në Memaliaj 35-vjeçari

Plagosi me thikë babë e bir, arrestohet në Memaliaj

Në Memaliaj, një person plagosi me thikë dy të tjerë, babë e bir, duke i lënë të plagosur.

Por, sipas njoftimit të policisë, autori Bledar Salaj është vënë në pranga. Plagosje mendohet të jetë kryer për motive të dobëta.

Të plagosurit A.M. 50 vjeç dhe K.M. 20 vjeç janë shtruar në spital jashtë rrezikut për jetën.

“Ky shtetas dyshohet se rreth orës 16: 30, në kullotat e fshatit ” Buzkalemaj” , pas një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës shtetasit A.M 50 vjeç dhe K.M, 20 vjeç,(babë e bir), banues në Memaliaj, të cilët janë transportuar në spital ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën”, shkruan më tej Policia.