AKTUALITET, 24 Korrik 2018, 19:08

Digjen dy punonjës të OSHEE në Vlorë

Digjen dy punonjës të OSHEE në Vlorë

Dy punonjës të OSHEE-së në qytetin e Vlorës janë plagosur nga djegie të rënda gjatë punës.

Mësohet se dy punëtorët ishin duke punuar për të riparuar një defekt në nënstacionin elektrik të qytetit.

“Pakujdesia dhe ngritja e thikave për lidhjen e energjisë elektrike iu ka shkaktuar djegie të shumta në të gjithë trupin”, thuhet në njoftim.

Dy punonjësit janë transportuar në spitalin e traumës në Tiranë ku po marrin ndihmën emergjente.

Po punohet për zbardhjen e kësaj ngjarjeje.