TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Dhimbja është ulur këmbëkryq në fshatin bregdetar Mati, 25 km larg Athinës, ku zjarri thuajse përpiu gjithçka, duke marrë edhe jetë njerëzish. Pamjet dramatike që vijnë nga Mati i ngjajnë atyre të një apokalipsi. Mediat greke kanë publikuar dëshmi rrëqethëse të qytetarëve, të cilët sot vuajnë pasojat e humbjes së të dashurve të tyre, por edhe të dëmeve që la pas zjarri.
Një e moshuar, banore e këtij fshati tregon për ‘Zougla.gr’ se si i mbijetoi flakëve, teksa arriti të shpëtonte nipërit dhe mbesat e saj.
“Pashë që shtëpia ime digjej dhe unë nuk mund të bëja asgjë”, rrëfen gruaja, e cila ka humbur gjithë pasurinë e saj nga zjarri. Ndërkohë një tjetër banor tregon se si arriti të shpëtonte nga flakët e frikshme, ndërsa kishte marrë me vrap fëmijët e tij dhe ishte drejtuar për nga deti.
Në këtë fshat humbën jetën 26 persona, 3 prej të cilëve dyshohet se janë shqiptarë, të cilët u gjetën të djegur në një restorant. Ai është një fshat i vogël turistik me pamje nga deti me pak se 40 kilometra nga Athina.