TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Lubonja deklaroi se opozita nëse voton ligjin e magjistraturës do të bëj një vetëvrasje dhe do duket si një fasadë e bandës hajdute që është në pushtet.
Pjesë nga intervista
Ky duhet të ishte debati dhe kush janë përgjegjësitë. Përgjegjësit duket se janë nga kahu i maxhorancës dhe ata ndërkombëtar të cilët se e kanë mbështetur. Unë mendoj se është absurde që opozita të luftojë për të krijuar litarin e vet.
Reforma në drejtësi ka shumë hallka, ju për cilat hallka thoni?
Nuk është çështje hallkash është qëllimi përse u bë. Një prej hallkave është vettingu. Por kam thënë dhe herë tjetër, por a bëhet kjo kështu. Vihet theksi tek personi dhe nuk merresh me sistemimin. Kujtohet se me disa gjyqtarë të rinj që janë të pastër, dhe vendos disa gjyqtarë të rinj, si ata që bëri Berisha me 6 mujorët e plepave.
Rama thotë se i ka duart e pastra prandaj po e bëj reformën, po të ishte i pastër ta fillonte nga vetja. Unë shikoj që ka një selektivitet dhe një vullnet të keq, për ta kapur dhe jo për ta bërë të pavarur.
Fakti që opozita nuk pranon, e ndihmon apo e përkeqëson këtë panorama?
Nëse do ishte miratuar ky ligj, opozita i shërben si fasadë kësaj bande hajdutësh. Njëkohësisht bën dhe një akt vetëvrasje, pasi me duart e veta shkon tek kasapi.