AKTUALITET, 19 Gusht 2021, 23:05

Plagosi me sende të forta një 51-vjeçar, shoqërohet i riu në Sarandë

Plagosi me sende të forta një 51-vjeçar, shoqërohet i riu

Një i ri në Sarandë ka plagosur me mjete të forta një 51-vjeçar. Njoftohet se 25-vjeçari Aleksandër Dauti e ka lënduar 51-vjeçarin P. S., pas një konflikti që patën mes tyre. I lënduari ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Ndërsa, Dauti u kap dhe u shoqërua nga policia veprime të mëtejshme procedurale. Vijon puna për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.