AKTUALITET, 19 Gusht 2021, 21:17

I kërkuar për tentativë për vrasjeje, arrestohet shqiptari në Greqi, pritet ekstradimi në Shqipëri

I kërkuar për tentativë për vrasjeje, arrestohet shqiptari

Një shqiptar 53-vjeçar është arrestuar ditën e djeshme në Greqi. Zougla shkruan se për 53-vjeçari ishte lëshuar një urdhër arresti ndërkombëtar, nga Shqipëria.

Mësohet se 53-vjeçari akuzohet për tentativë vrasjeje. Momentalisht shqiptari ndodhet në Policinë e Atikës, ndërkohë që po bëhen letrat gati për ekstradimin e tij në Shqipëri.

Pasi të transferohet në Shqipëri, 53-vjeçari do të gjykohet në varësi të akuzave që janë ngritur për të.