AKTUALITET, 3 Dhjetor 2018, 13:39

"Kam parë me mijëra herë videon e vrasjes”, dëshmojnë në gjykatë prindërit e Marvi Mihalit: Do bëjmë vetëgjyqësi!

Ditën e sotme kanë dhënë dëshminë e tyre në Gjykatë dy prindërit e të riut Marvi Mihali, i cili u vra me thikë rreth një vit më parë, ndërsa për çështjen akuzohen katër persona.

Pavllo Mihali: Kam fakte që vrasësit e djalit tim janë kontingjent kriminal.

Ditën e ngjarjes kam qenë në Sarandë dhe jam njoftuar nga kunati im. Kam parë me qindra dhe mijëra herë videon e vrasjes së djalit tim. Personi që e qëlloi është Dejvi Bitraj. Ai e ka qëlluar pasi Eugen Bitraj e ka goditur nga pas dhe rrëzuar në tokë. Dënimi duhet të jetë maksimal.

Fatmira Mihali: Dua të sqaroj se nuk do të ketë kurrë gjyq për dëmshpërblim. Nuk ka vlerë që më zëvendëson djalin.

Në ngjarje Marvi ka hyre vetëm për të ndarë dy vetë. Eugen Bitraj e tërhoqi nga pas dhe e rrëzoi. Ata ishin përgatitur për tw vrarë. Do vrisnin këdo që do u dilte para. Kam besim tek drejtësia dhe sa të kem jetë do luftoj.

Askush nuk mund të dalë i palagur nga kjo histori.

Nëna e Marvit u shpreh më tej se në rast se drejtësia nuk jep dënimin e duhur ajo do të bëjë vetëgjyqësi.