BOTA, 6 August 2026, 14:04

Plagjiaturë në tezën e doktoraturës, jep dorëheqjen profesori i Universitetit të Cambridge

Plagjiaturë në tezën e doktoraturës, jep dorëheqjen

Një profesor i Universitetit të Cambridge, i cili u vu në qendër të një debati për plagjiaturë, ka dhënë dorëheqjen "me efekt të menjëhershëm".

Të mërkurën, universiteti tha se kishte nisur një hetim ndaj profesorit Jason Arday "pas informacioneve të reja" rreth kualifikimeve të tij akademike.

Arday, i cili u bë profesori më i ri me ngjyrë i universitetit në vitin 2023,  ka pranuar gabimet në punën e tij, por tha se ishte përballur me "një nivel të pamëshirshëm shqyrtimi publik dhe sulmi personal" dhe nuk ishte "gënjeshtar".

Kjo erdhi pas një sërë raportimesh në media që vunë në dyshim disa nga arritjet e tij dhe akuzave për plagjiaturë në tezën e tij të doktoraturës.

Arday tha se kishte "arritur në përfundimin se e vetmja mënyrë për ta mbyllur këtë kapitull është të largohet".

Në deklaratën e postuar nga Good Law Project të mërkurën, Arday tha se emërimi si profesor kishte qenë "pa dyshim, privilegji më i madh profesional i jetës sime". Por ai shtoi: "Vjen një moment kur kostoja personale bëhet shumë e madhe."