SPORT, 5 Shkurt 2020, 13:55

“Ronaldon e ndanë vetëm 1 milionë euro për të qenë lojtar i Parmës, ai moment është pengu i karrierës sime”

“Ronaldon e ndanë vetëm 1 milionë euro për të


Ronaldo në kohën kur luante me Sportingun kërkohej nga shumë klube, por Parma duket se ka qenë shumë më afër portugezit.

Doriano Tosi, ish-drejtori sportiv i klubit italian ka rrëfyer për mediet italiane sesi i iku një lojtar i tillë nga duart për vetëm 1 milionë euro dhe një muaj më pas ia rrëmbeu Ferguson. Ky është pengu i karrierës së tij.

“Te Ronaldo më mrekulluan tre gjëra. Shpejtësia e tij, ndryshimi i drejtimit në mënyrë të rrufeshme, ndërkohë që vraponte dhe goditja. Parma në atë kohë ishte klub i rëndësishëm në Europë dhe i kushtonte rëndësi të rinjve.

Unë e kisha pikasur me kohë Ronaldon dhe kishim kryer bisedime të shumta me Sportingun. Na ndante vetëm një milionë euro mes kërkesës dhe ofertës. Ata kërkuan 12 milionë dhe në i ofruam 11. Për këtë marrëveshja ngriu dhe nuk po avanconte e më pas na u shfaqën probleme financiare.

Në muajin gusht, Sportingu për të inauguruar stadiumin e ri, organizoi një takim miqësor me Junajtid.

Ronaldo zbret në fushë dhe tregon aftësitë e tij, duke shënuar. Ferguson nuk mendohet dy herë dhe arrin marrëveshjen për ta marrë në Angli. Ne mund ta kishim marrë Ronaldon në korrik.

Isha i sigurt se do të rritej dhe do bëhej lojtar i madh. Padyshim, që ky është pengu më i madh i karrierës, pasi do të isha un ai, që do identifikohesha si drejtori që solli Kristiano Ronaldon në Itali”, përfundoi Tosi.