TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Italia është e gjitha e mbërthyer nën “darën” e fortë të koronavirusit, me një kurbë të frikshme shifrash në rritje.
Vetëm gjatë 24 orëve të fundit kanë ndërruar jetë 683 persona me COVID-19, me një rritje të lehtë më nga dje, duke e çuar numrin në total në 7503 persona.
74.386 persona të infektuar
Sipas Mbrojtjes Civile të Italisë, në rang kombëtar nga nisja e epidemisë numërohen rreth 74.386 persona të infektuar nga ky virus, 5.210 më shumë në raport më ditën e djeshme.
Nga këta të infektuar 9.362 prej tyre janë shëruar (+ 1036 më shumë se dje).
57.521 në gjendje aktive
Aktualisht, gjendje aktive - të regjistruar pozitivë - janë 57.521, ose 894 më shumë se dje.
Pacientët e rikuperuar totali janë 23.112, prej të cilëve 3.489 janë në terapi intensive (+93 më shumë se dje), ndërkohë që 30.920 janë në izolim shtëpiak të kontrolluar prej autoriteteve shëndetësore.
Të dhënat sipas rajoneve
Lombardia vazhdon të jetë kryeqendra e të infektuarve me koronavirus, me 32.346 raste (+ 1643 nga dje), e ndjekur nga Emilia Romagna 10.054 (+800) dhe Veneto 6.442 (+494).
Përsa u përket provincave, kryeson Bergamo me 7.272 raste, e ndjekur nga Lodi (1.884) dhe Kremona (3.156).
Koronavirusi në botë
Italia është vendi më më shumë viktima nga koronavirusi në botë, e ndjekur nga Spanja me 3.434 dhe Kina 3.281. Irani (2.077), Franca (1.100), kompletojnë pesë vendet e para përsa u përket vdekjeve.
Përsa u përket vdekjeve të raportuara deri tani për ditën e sotme, në “Top 10” janë: Italia (+683), Spanja (+443), Irani (+143). Më pas vijnë Holanda (80), Belgjika (56), SHBA (39), Zvicra (31), Gjermania (27), Britani (+17) dhe Portugalia (+11)
Në total në botë janë 452.601 të infektuar, me 20.499 vdekje. Raste aktive janë 318.981, ku 13.807 janë në gjendje kritike apo të rëndë.
/TPZ.al/