AKTUALITET, 18 Dhjetor 2019, 18:20

Petrit Vasili publikon videon: Për shkak të Edi Ramës, turpi ka kaluar oqeanet!

Petrit Vasili publikon videon: Për shkak të Edi Ramës, turpi ka

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili, thotë se, kryeministri Edi Rama ofendon dhe krahason popullin shqiptar me organin gjenital mashkullor, ndërsa mediat i quan "kazan".

Duke rikujtuar deklaratat e tij kundër Presidentit amerikan Donald Trump, Vasili thotë se gjuha e shthurur e kryeministrit ka shkuar deri në Amerikë.

Reagimi i plotë i Vasilit:

Edi Rama paturpesisht ofendon dhe krahason popullin shqiptar me organet e mashkullit.

Edi Rama ofendon mediat e i quan hale’, qenef, lehaqen, kazan, kadrinj.

Edi Rama ofendon hebrenjtë ne mes te Parlamentit dhe i quan çifutë.

Ky ofendon Presidentin Trump ne mes te Amerikes dhe e quan turpin i qyteterimit.

Refuzojeni gjuhen e çartur, të ç’thurur dhe te ulët te tij. Sa turp për Shqiperine qe ka këtë kryeministër dhe për shkak te këtij Edi Ramë turpi ka kaluar oqeanet.