TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ish-ministri i Financave dhe ish-anëtari i Këshillit Mbikqyrës të Bankës së Shqipërisë, Arben Malaj nga foltorja e Kuvendot shprehi keqardhje për votimin në rresh nga deputetët në Komisionin Hetimor.
“Sot rilindja po bën një gjyq politik. Nuk është hera e parë që më kërkojnë të më shkarkojnë. Në 1997 Berisha i kërkoi shkarkimin tim Finos, por kërkesa e tij ra. Kjo është hera e tretë që kërkohet shkarkimi im, por e përsëris me zë të lartë se kam kryer më së miri detyrën time.
Kam kërkuar në bord që të demokratizohet qeverisja e Bankës së Shqipërisë. Kam votuar pro ose kundër me përgjegjësi të lartë dhe të thellë.
Në komision ndjeva trishtim për votimin rresht të deputetëve dhe i mirëkuptova sepse Edi Rama është bërë i frikshëm jo vetëm për ta, por edhe për familjet e tyre. Keni goditur shpesh pas shpine shoku Rama. Kush po e pengon BSH që të jetë Efektive, unë apo ju zoti Rama? Nuk kam shitur kurrë Socialistët e thjeshtë dhe të ndershëm nuk e kanë fyer dinjitetin tim. Ju më kërkoni modelin e heshtjes së Bodes. Në jetë mund të marrin çdo gjë, por jo dijen. E majta ka shumë përsonalitet që mund ta qeverisin Shqipërinë më mirë se ju.”, u shpreh Malaj.