AKTUALITET, 18 Dhjetor 2019, 16:08

U dënua me një vit burg, Salianji: Kjo lloj drejtësie i shërben mafies!

U dënua me një vit burg, Salianji: Kjo lloj drejtësie i

Ish-deputeti i PD-së, Ervin Salianji, ka reaguar pas vendimit të gjykatës, e cila e dënoi atë me një vit burg për çështjen ‘Babalja’. Në një deklaratë për mediat Salianji tha se ky vendim as nuk e tremb, por e bën më të fortë. Ai tha se gjyqi ishte i montuar nga gjykatës dhe prokurorë që sipas tij i kanë shërbyer bandës së Lushnjës. Po ashtu Salianji tha se do ta ndjekë këtë çështje deri në Strasburg.

“Siç ishte e pritshme, pasi e kemi deklaruar prek kohësh. Një pretencë e shkruar dhe vendimmarrje e shkruar. As për sy e faqe nuk priti për të marrë kohën për provat që dorëzuam ne. U abuzua në prova dhe fakte.

“Gjyqtari është i partisë së tyre. Kjo lloj drejtësie i shërben mafies. Jam i privilegjuar që jam unë që po luftoj këtë mafia. Unë po denoncoj me emra anëtarët e këtij grupi kriminal. Mua s’më tremb aspak ky lloj dënimi. Ky nuk është kërcënim për burgosje. Këta janë përfshirë në një llum. Do ta apeloj dhe nëse vazhdohet me këtë situatë, do të shkojë çështja deri tek Gjykata e Strasburgut.

Sot gjyqtari ishte me Xhafajt, ai ishte me bandën e Agron Xhafajt, pushoi hetimin për të për trafik droge dhe për vëllanë e tij Fatmir Xhafajn, që duhet të ishte dënuar për shpërdorim detyre”, tha Salianji.