AKTUALITET, 18 Dhjetor 2019, 16:13

Ish-ministri i bashkohet protestës së gazetarëve: Më mirë të jetoj me shpifjet e të tjerëve sesa me gojën e kyçur!

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, i është bashkuar protestës së sotme të gazetarëve, kundër paketës ‘Anti-shpifje’. Manjani ka postuar edhe një foto nga protesta.

“Më mirë të jetoj me shpifjet e të tjerëve sesa me gojën e kyçur!”. Po ashtu ish-ministri ka zgjedhur që këtë shprehje ta sjellë edhe në gjuhën angleze dhe gjermane.

Postimi i plotë

“Më mirë të jetoj me shpifjet e të tjerëve sesa me gojën e kyçur!Lieber lebe ich mit der Verleumdung von anderer als mit geschlossenem Mund. I can live rather ëith slanders than ëith zipped mouth.”, shkruan Manjani.