AKTUALITET, 12 Tetor 2020, 08:58

Turqia sfidon sërish Greqinë, do të dërgojë tjetër anije kërkimore në Mesdhe

Turqia sfidon sërish Greqinë, do të dërgojë tjetër


Turqia ka paralajmëruar se një anije do të dërgohet në Mesdhe një ndër zonat më të diskutuara në lidhje me marrëdhëniet me Greqinë.

Së fundi autoritetet turke kanë theksuar se anija kërkimore do të qëndrojë dhjetë ditë dhe do të përdoret për të kryer kërkime sizmike në Mesdheun lindor.

Gjithashtu pritet që anija të shoqërohet dhe nga dy anije të tjera, Ataman dhe Cengiz Han.

Ndërkohë një muaj më parë mes Greqisë dhe Turqisë pati një rritje të tensioneve për shkak se një anije turke u dërgua për të vëzhguar një zonë të pretenduar nga Greqia, Turqia dhe Qipro.

Në kuadër të marrëveshjeve mes autoriteteve Turqia tërhoqi anijen e saj, Ouruç Reis, në shtator përpara përpjekjeve diplomatike për të zgjidhur mosmarrëveshjen.

Greqia dhe Turqia janë të dy anëtarë të NATO-s, por kanë një histori të mosmarrëveshjeve kufitare dhe pretendimeve konkurruese mbi të drejtat detare.

Kjo grindje e veçantë u ndez kur Turqia vendosi anijen e kërkimit sizmik dhe anijet luftarake në ujërat e diskutueshme në 10 gusht. Ouruç Reis, si dhe dy anije ndihmëse, u dërguan për të kërkuar depozita potencialisht të pasura të naftës dhe gazit në jug të ishullit grek të Kastellorizo.

Në atë kohë, ministria e jashtme e Greqisë tha se kjo ishte një “përshkallëzim i ri serioz” që “ekspozoi” rolin destabilizues të Turqisë.