AKTUALITET, 12 Tetor 2020, 09:15

Italia pakëson ditët e karantinës, nga katërmbëdhjetë në dhjetë ditë, rregull të ri për tamponët

Italia pakëson ditët e karantinës, nga


Në Itali nuk do të ketë më karantinë katërmbëdhjetë ditore, por dhjetë ditë. Me apo pa simptoma, Komiteti tekniko-shkencor vendosi që koha e karantinës të zvogëlohet nga katërmbëdhjetë në vetëm dhjetë ditë për personat pozitivë Covid 19.

Rregulli ndryshon edhe për bërjen e tamponit.

Në përfundim të periudhës dhjetë ditore të karantinës me urdhrin e ri që futet në fuqi nesër, personat që kanë qenë të infektuar me Covid-19 duhet të kryejnë vetëm një tampon që të vërtetojë negativizimin për të dalë nga karantina duke hequr kështu rregullin e dy testeve negativ për të dalë nga izolimi.

Ndërkohë që edhe në Shqipëri shumë shpejt do ndryshojë protokolli shëndetësor për ritestimet për të prekurit me koronavirus. Shefja e epidemiologjisë Eugena Tomini tha se ritestimet apo tamponët e negativizimit për Covid nuk do të kryhen.