TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Bukuroshja Trejsi Sejdi di si të rrëmbejë vëmendjen e meshkujve. Kësaj radhe ka ardhur me një listë të publikuar, se s’i mund t’i fitojnë zemrën meshkujt e interesuar, duke treguar se është ende single.
Me një postim në rrjete sociale, ku tregon karakteristikat e shenjës së saj të horoskopit, Trejsi Sejdini i bën të qarta strategjitë që duhet të ndjekin të gjithë të fiksuarit pas saj.
“Si të bësh për vete një binjak: Flit, flit, flit dhe flit sa më shumë; Tregoju atyre që je i gjithëditur; Mos ji i turpshëm; Foli mendjes; Inkurajoni debate të çfarëdo lloji.
Arsyet pse nuk duhet të ngatërrohesh me një binjake: Do të të marri të gjithë shokët, sepse ata munden; Të gjithë e duan atë; Nuk kanë frikë t’i thërrasin mendjes; Gjithmonë një hap para jush
Binjakët janë tipikisht të njohur për: Kanë gjithmonë diçka për të thënë; Janë një qenie e shoqërueshme; Janë tepër inteligjente,”- është postimi që ka ndarë Trejsi Sejdini në rrjete sociale.
Gjithashtu në një postim tjetër, miss Universe Albania 2018 tregon arsyet se pse është ende single, ndërsa tregon një bisedë në rrjete sociale. Me sa duket Trejsi Sejdini ja pret shkurt meshkujve, dhe nuk tregon gjithmonë interes.
Modelja prej kohësh ndodhet në SHBA, ku po zhvillon karrierën e saj të modelingut.