AKTUALITET, 4 Gusht 2021, 18:11

Peshkonte me rrymë elektrike, humb jetën 57-vjeçari në Picallë të Tiranës

Peshkonte me rrymë elektrike, humb jetën 57-vjeçari në

Një peshkatar ka humbur jetën në Picallë të Tiranës. 57-vjeçari K.D, ka vdekur pasi peshkonte me rrymë elektrike.

Ai ra në kontakt me elektricitetin dhe nuk mundi të mbijetonte.

Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme në orën 17:10.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Informacione paraprake.

Rreth orës 17:10, në fshatin Picallë, dyshohet se duke peshkuar ka rënë kontakt me rrymën elektrike dhe për pasojë ka humbur jetën shtetasit K. D., rreth 57 vjeç.