AKTUALITET, 4 Gusht 2021, 16:44

Ditëlindje pa të birin, nëna e Hashim Thaçit mbush 84 vjeç, deputetja i çon lule në mungesë të ish-Presidentit

Ditëlindje pa të birin, nëna e Hashim Thaçit mbush 84

Nëna e ish-Presidentit Hashim Thaçi ka mbushur 84 vjeç, por ajo po e feston pa djalin e saj.

Thaçi prej nëntorit të vitit të kaluar ndodhet në paraburgimin e Hagës pasi akuzohet për krime lufte.

Gjithsesi deputetja e PDK, Ganimete Musliu i ka çuar lule nënës së Thaçit.

Ajo e quan “nënë e madhe” teksa thotë se nënat shqiptare asnjëherë nuk u dorëzuan, qëndruan të forta në çdo sfidë dhe dhanë kurajo për të punuar me dinjitet.

Postimi i plotë:

Sot e ka ditëlindjen kjo NËNË e madhe! Nëna e Presidentit Thaçi, sot mbushe 84 vjet, nga zemra i urojmë shendet te plote e pleqeri te rehatshme.

Urime!

Nenat shqiptare asnjeher nuk u dorzuan, qendruan te forta ne çdo sfide dhe na dhane kurajo per te punuar me dinjitet.