AKTUALITET, 4 Gusht 2021, 15:12

Kosovë, 221 raste të reja me koronavirus dhe një viktimë gjatë 24 orëve

Kosovë, 221 raste të reja me koronavirus dhe një viktimë

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë realizuar 3, 160 teste prej të cilave 221 persona kanë rezultuar pozitivë për Covid-19.

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se një person ka humbur jetën.

Ndërkohë 21 pacientë janë shëruar nga koronavirusi, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të shëruarve në 105.688 persona.

Njoftimi i plotë:

-Në 24 orët e fundit janë dhënë 14.616 doza të vaksinës kundër COVID-19.

-Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 460.297 doza të vaksinës.

-Deri më sot 162.807 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

-Nga 3.160 testime, 221 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

-Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 rast i vdekjes.

-Sot janë shëruar 21 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.688.

-Në total numri i rasteve aktive është 888.