TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një sulm me bombë që kishte në shënjestër ministrin e Mbrojtjes të Afganistanit vrau tetë persona dhe plagosi 20 të tjerë, thanë autoritetet të mërkurën.
Ndërkohë bëhet me dije se ministri nuk u lëndua në sulmin e organizuar talebanët.
Sulmi u regjistrua të martën vonë në një lagje luksoze të Kabulit, dhe u pasua nga një përplasje me armë që la të vdekur 4 militantë.
Numri i viktimave mund të rritet, tha të mërkurën zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme Mirëais Stanekzai.
Zëdhënësi i talebanëve Zabihullah Mujahid në një deklaratë të mërkurën mori përgjegjësinë për sulmin.
Mujahid tha se sulmi ishte hakmarrje për sulmet e fundit nga forcat kombëtare afgane në provinca të ndryshme që sipas tij shkaktuan viktima civile.
Stanekzai tha se shënjestra e sulmit ishte banesa e ministrit të Mbrojtjes Bismillah Khan Mohammadi, por ai nuk u lëndua.
Të katër sulmuesit u qëlluan dhe u vranë pas pesë orë luftimesh, tha Stanekzai.
Disa orë pas sulmit të së martës mbrëma, Ministria e Mbrojtjes publikoi një video në të cilën Mohammadi tha se rojet e tij ishin plagosur në një sulm.
“Unë i siguroj bashkatdhetarët e mi të dashur se sulme të tilla nuk mund të kenë ndonjë ndikim në gatishmërinë time për të mbrojtur bashkatdhetarët dhe vendin tim,” tha ai.
Qindra banorë në zonë u evakuuan ndërsa autoritetet po ushtronin kontrolle shtëpi më shtëpi, thanë zyrtarët.