TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një banesë në fshatin Dukat është përfshirë nga flakët. Mësohet se shkak për nisjen e zjarrit ka qenë një shkëndijë elektrike.
Në vendin e ngjarjes ndodhen forcat zjarrfikëse të cilat janë duke u ndihmuar edhe nga banorët.
Nuk dihet ende dëmi që ka bërë zjarri apo nëse ka të lënduar.
Kujtojmë se fshati ka qenë i rrezikuar edhe nga vatrat e zjarrit që kanë qenë aktive në pjesët e malit.
Pas ndërhyrjes së Forcave të Armatosura flakët u vunë nën kontroll dhe kështu u largua edhe rreziku nga banesat.