TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Vendimi i sotëm i parlamentit gjerman për t'i vendosur nëntë kushte Shqipërisë, për hapjen e negociatave dhe asnjë kusht Maqedonisë, është një dështim spektakolar i qeverisë shqiptare dhe kryeministrit Edi Rama.
Duke lënë mënjanë manipulimet dhe zotimet donkishoteske, që negociatat ishin hapur që vjet, me të cilat nuk ka mbetur asnjë shqiptar pa qeshur, ka edhe një tjetër aspekt të retorikës të kryeministrit Rama, që sot e bën qeverinë e tij, të duket fare e dështuar në raport me fqinjin, Maqedoninë e Veriut. Edi Rama ka këmbëngulur se një nga arsyet përse hapja e negociatave të Shqipërisë me BE-në, po vonohet, janë dinamikat e brendshme të unionit dhe veçanërisht forcat ekstremiste në rritje (shih videon më poshtë). Ai ka këmbëngulur në këtë version kaq shumë, për t'i thënë qytetarëve shqiptar, se qeveria e tij i ka përmbushur të gjithë kriteret, por janë disa forca ekstremiste, që po e pengojnë rrugën tonë drejt BE-së padrejtësisht.
Por, votimi i sotëm gjerman, e zhvesh kryeministrin totalisht nga ky argument. Fakti që Maqedonia e Veriut, ka siguruar mbështetjen gjermane për hapjen e negociatave pa kushte, tregon se nuk ka një faktor të ekstremit të djathtë, që të ketë ndikuar tek vendimi i sotëm.
Nëse i lexon të gjithë kushtet e rënda, që i janë vendosur Shqipërisë, aty pikturohet një vend ku korrupsioni është endemik, ku përgjegjësit për blerjen e votave nuk janë ndëshkuar, ku mungojnë gjykatat, ku duhet bërë urgjentisht një reformë zgjedhore dhe ku nuk kuptohet nëse kemi patur apo jo zgjedhje më 30 qershor.
Të gjitha këto probleme të rënda, për të cilat gjermanët kërkojnë ndërhyrje të qeverisë, duke e formuluar kërkesën e tyre në formë kushtesh, kanë në fakt një përgjegjës dhe ai është kryeministri i Shqipërisë. Sado e ashpër të jetë propaganda qeveritare, do të jetë shumë e vështirë t'i mbushësh mendjen shqiptarëve, se sot fajin për këtë dështim e ka Lulzim Basha dhe opozita, se nuk ka luftuar korrupsionin, se ka përfituar nga blerja e votave apo se e ka lënë vendin pa gjykata. Për të gjitha këto, ka një përgjegjës, por ai me siguri është duke hapur shampanjën e rradhës...
/TPZ.al/
VIDEO: Kur Rama fliste për veçimin e mundshëm të Shqipërisë nga Maqedonia.
LEXO EDHE:
https://www.tpz.al/2019/09/26/shuplake-e-rende-gjermania-vecon-shqiperine-nga-maqedonia-nente-kushte-per-te-hapur-negociatat/