AKTUALITET, 26 Shtator 2019, 20:51

Negociatat dhe kriza politike/ Takim Basha-Kryemadhi në selinë e PD

Negociatat dhe kriza politike/ Takim Basha-Kryemadhi në selinë e PD

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka zhvilluar një takim me kreun e PD Lulzim Basha.

Takimi është zhvilluar në zyrën e kryedemokratit Basha dhe në qendër të diskutimit janë zhvillimet e fundit politike për zgjidhjen e krizës.

Sipas asaj që raporton Ora News, në fokus ta takimit është edhe qëndrimi i Bundestagut gjerman për hapjen e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Evropian.