AKTUALITET, 26 Shtator 2019, 22:30

“Po të ishin dëgjuar gjermanët, sot një vendim si Maqedonia”- Meta reagon pas vendimit të Bundestagut për negociatat. Apel për reflektim

“Po të ishin dëgjuar gjermanët, sot një vendim si

Presidenti Ilir Meta reagon pas vendimit të Bundestagut gjerman për hapjen e negociatave, duke theksuar se nëse do të ishin dëgjuar këshillat e tyre, negociatat do të ishin hapur pa kushte njësoj si Maqedonia e Veriut.

Presidenti Meta apelon për reflektim serioz në vend, ndërsa uron Maqedoninë.

Reagimi i plotë:

Falënderim i veçantë Bundestagut, veçanërisht grupit CDU-CSU për angazhimin e tyre serioz në mbështetje të integrimit të Shqipërisë! Tani urgjent të punohet për zgjidhjen e shpejtë të krizës së rëndë politike dhe plotësimin e 9 kritereve të qarta!

Po të ishin dëgjuar këshillat e tyre në kohë, sot do të kishim marrë një vendim pa kushte ashtu si Maqedonia e Veriut.

Reflektim serioz për t’i dhënë Shqipërisë një mundësi reale, jo imagjinare!

Urime Maqedonisë së Veriut!