AKTUALITET, 26 Shtator 2019, 21:57

Shuplakë e rëndë/Gjermania veçon Shqipërinë nga Maqedonia, nëntë kushte për të hapur negociatat

Shuplakë e rëndë/Gjermania veçon Shqipërinë nga

 


Bundestagu gjerman ka votuar pro hapjes së negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian, por duke e kushtëzuar këtë vendim me plot nëntë kushte. Rezoluta eshte miratuar me 395 vota pro, 188 kundër dhe 16 abstenim.

Ndryshe nga Shqipëria, Bundestagu ka votuar pro hapjes së negociatave të Maqedonisë së Veriut me Bashkimin Europian, pa vendosur asnjë kusht.

Kjo ësthë një shuplakë mjaft e rëndë për Shqipërinë, e cila për herë të parë do të veçohet nga vendi fqinj, duke ngelur kështu mbrapa. Vendi ynë do të duhet  të presë, duke rrezikuar që të mos i hapë negociatat, në rast se nuk përmbushen kushtet, të cilat përfshijnë implementimin e reformës zgjedhore dhe ndjekjen penale të personave të përfshirë në shitblerjen e votave.

Kushtet e vendosura ndaj Shqipërisë:

– funksionimi i Gjyktës së Lartë dhe Gjykatës Kushtetuese

– miratimi i reformës zgjedhore;

– implementimi i reformës zgjedhore;

– ndjekja penale e gjykatësve dhe e prokurorëve që nuk e kanë kaluar provimin e Vettingut;

– ndjekja penale e akuzave për shitblerjen e votave;

– vënia në punë e prokurorisë speciale për luftimin e korrupsionit, SPAK,

– rezultate në luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar, përfshirë edhe kapja dhe ndjekja penale e personave kyç të krimit, të të ashtuquajturve “peshq të mëdhenj”;

– përparime në reformën e administratës publike;

– sqarimi përfundimtar me vendim të Gjykatës Kushtetuese i ligjshmërisë së zgjedhjeve lokale të 30 qershorit 2019.

Votimimi i Bundestagut gjerman, edhe pse mbart një rëndësi shumë të madhe, nuk është fjala e fundit sa i përket vendimit për negociatat. Ka ende vende në Bashkimin Europian, ku mbizotëron skepticizmi sa i përket Shqipërisë. Konkretisht, Franca është një nga skeptiket më të mëdha. Por, edhe Hollanda nuk mbetet pas, veçanërisht duke konsideruar votimin e parlamentit hollandez, i cili kërkonte rikthimin e regjimit të vizave për shqiptarët, për shkak të rritjes së kriminalitetit dhe grupeve kriminale shqiptare në këtë vend.

Pra, në rastin më të mirë, Shqipëria do të duhet të plotësojë nëntë kushte të vështira, gjë e cila do të kërkojë kohë dhe bashkëpunim të ngushtë politik mes partive shqiptare. Ndërsa në rastin më të keq, një nga vendet e Bashkimit Europian, mund të votojë kundër Shqipërisë, duke e futur perspektivën e vendit tonë për integrim në Bashkimin Europian, në një spirale akoma edhe më të errët.

/TPZ.al/

LEXO EDHE:

https://www.tpz.al/2019/09/26/perse-vendosja-e-nente-kushteve-ndaj-shqiperise-eshte-nje-deshtim-spektakolar-i-edi-rames/

https://www.tpz.al/2019/09/26/votimi-gjerman-shqiperia-u-vecua-nga-maqedonia-por-ambasadori-soreca-ka-hapur-shampanjen/