AKTUALITET, 27 Janar 2018, 20:58

Lamborghini-t e bardhë "pushtojnë" rrugët e Tiranës, "bishat" luksoze kthejnë kokat e vajzave

Lamborghini-t e bardhë "pushtojnë" rrugët e

Që Tirana është “pushtuar” nga makinat e luksit, kjo pasqyrohet çdo të premte në “Car Tunning” javor.

Shfaqja e përbindëshave disa milionësh u organizua tek “Pallati i sportit Asllan Rusi”.

Me disa super bisha luksoze që bëjnë të kthehen kokat në rrugët e kryeqytetit, këtë radhë në qendër të vëmendjes ishin “Lamborghini-t”.

Event i organizuar nga “Rich Kids Tirana”, “Luxury In Tirana” dhe “HorsePower Albanian” faqe të njohura në Instagram për reklamimin e automjeteve luksoze të pasanikëve të rinj të kryeqytetit.

Spektakli i dritave me automjetet e të pasurve të kryeqytetit është bërë një “hit” tashmë dhe është kthyer në një atraksion për të apasionuarit pas motorëve me shumë kuaj fuqi.

[gallery ids="62126,62127,62128,62129,62130,62131,62132,62133,62134,62135,62136,62137,62138,62139,62140,62141,62142,62143,62144,62145,62146,62147,62148,62149"]