AKTUALITET, 27 Janar 2018, 17:33

Lionel Mesi, nga një fëmijë i varfër, tani në një shtëpi faraonike

Lionel Mesi, nga një fëmijë i varfër, tani në një

Është futbollisti më i paguar në botë me një pagë 70 % më të madhe se ajo e rivalit të tij të përhershëm Kristiano Ronaldo.

Në dhjetor të viti të shkuar Lionel Mesi nënshkroi me Barcelonën një kontratë faraonike që do t’i lejojë atij të fitojë një shumë prej 350 milionë eurosh në vitin e ardhshëm.

Po në të njëjtën shkallë “çmendurie” është edhe klauzola për largimin e tij nga klubi: Plot 700 milionë euro.

Siç njoftoi në fund të viti të shkuar gazeta spanjolle “EL Mundo” për kontratën e tij të tetë me Barça-n, fituesi i pesë topave të artë, do të ketë një sasi të ardhurash prej 35 milionë eurosh në sezon që bashkë me premiio dhe shpërblimet nga shitja e imazhit të tij mund të mbërrijnë deri në 50 milionë.

[gallery ids="62108,62107,62100,62106,62101,62102,62103,62104,62105"] Të gjitha këto të ardhuar maramendëse e kanë bërë familjen mesi të jetojë mes një luksi të çmendur. Ai ka në Barcelonë një shtëpi shumë luksoze që gjendet rreth 25 kilometra larg qendrës ku jeton me gruan Antonellën si dhe fëmijët Thiagos e Mateos. Së fundi përpos publikimit të të ardhurave të tij, një video në internet ka nxjerrë edhe sekretet përrallore të jetës së atij që zbriti në Barcelonë nga Rosario, si një 13-vjeçar i varfër dhe i sëmurë. https://youtu.be/ncxD-WXorrA