AKTUALITET, 27 Janar 2018, 18:10

Nishani: Protesta ishte masive, është koha që të merren përgjegjësitë

Nishani: Protesta ishte masive, është koha që të merren
Ish-presidenti i republikës Bujar Nishani e shikon këtë protestë si një fillim për ndryshim, sipas tij kjo protestë duhet të shërbejë që opozita të marrë përgjegjësitë pas i qytetarët ja dhënë këtë të drejtë sot.

"U ndjeva mirë pasi pash një masivitet. Mesazhi më i rëndësishëm dhe jo vetëm për prezencën, por sepse një shumicë e madhe duan që të jetojnë në Shqipëri. Ky vend i ka mundësitë që ne të ndërtojnë një jetë dinjitoze për individin dhe kjo mundësi duhet që të ndërtohet në mënyrë të drejtë. Dy kolonat kryesore që unë kisha parashikuar dhe i mora sot ishte masiviteti dhe dëshira për të qëndruar në Shqipëri. Besoj që kjo protestë është një start i mirë që kalon përgjegjësinë nga qytetarët tek menaxherët e këtij aktiviteti politikë, tek opozita. Ky tubim është një fillim i mirë për një platformë", tha Nishani në emisionin “Kjo javë”.