TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Tre automjete janë përfshirë në një aksident në aksin rrugor Librazhd-Elbasan. Aksidenti sipas burimeve nga vendngjarja ka ndodhur rreth orës 15.45 në Mirakë, ndërsa kjo shkaktoi trafik të rënduar.
Si pasojë e aksidentit të paktën katër persona kanë mbetur të plagosur. Në vendin e aksidentit kanë mbërritur dy autoambulanca të spitalit të Librazhdit, të cilat po transportojnë të plagosurit për në urgjencë për t’ju dhënë ndihmën e nevojshme mjekësore.
Nuk janë të qarta rrethanat dhe shkaqet e këtij aksidenti, ndërsa policia ndodhet në vendngjarje.