LIFESTYLE, 21 Maj 2018, 12:49

Përplasen makinat luksoze Ferrari dhe Porsche, ja dëmi kolosal (foto)

Dy makina luksoze u përplasën në South Yorkshirë të Britanisë, duke sjellë një dëm prej 230 mijë paund. Makinat ishin një Porsche 718 Cayman GTS dhe një Ferrari 458 Italia. Ajo që ka bërë përshtypje tek kalimtarët që e kanë parë aksidentin, është se të dy shoferët e makinave janë larguar nga vendi i ngjarjes duke braktisur menjëherë makinat. Policia po heton ngjarjen, por ka dyshime se makinat ishin duke garuar me njëra tjetrën. Burimi: Daily Mail  /TPZ.AL/  FOTO: