LIFESTYLE, 21 Maj 2018, 11:28

Artistët shqiptarë kundër ardhjes së Sfakianakis: Pështyu mbi shqiptarët për vite me rradhë

Këngëtari grek Notis Sfakianakis do të vijë në Tiranë më 24 maj, në një koncert që do të mbahet  në Pallatin e Kongreseve.

Shqiptarët do të duhe të paguajnë nga 15.500 lek deri në 21.000 lek, janë cilësuar si të pa përballueshme dhe shumë të kripura për shqiptarët.

Por ardhja e këngëtarit grek në Shqipëri, ka sjellë shumë kritika nga artistët vendas të cilët e kanë quajtur atë një rracist që ka pështyrë mbi shqiptarët për vite me rradhë. Këngëtarët që kanë shprehur pakënaqësitë e tyre janë, Flori Mumajesi, Jonida Maliqi, Bruno dhe Klajdi Haruni.

Rasti i fundit ishte ai i një deputeti i cili foli për artistët shqiptarë duke i quajtur “të dështuar” përfshi këtu edhe përfaqësuesen shqiptare të Qipros në “Eurovizion”, Eleni Foureira.

Partinë nacionaliste greke e mbështet edhe këngëtari Sfakianakis, i cili shihet në një video të “Blitz”, ku e përmend si shpëtim të vetëm për shtetin këtë parti.

“Ku je tani o deputeti i partisë “Agimi i Leshit” që më shan shqiptarët në parlamentin grek? Ku je kur promovuesi yt Notis Sfakianakis po vjen te ne të na tregojë se sa pabuks është dhe se pa lekët tona nuk mundet të jetojë në vendin tënd pavarësisht bajgave që ha nëpër mediat greke për të huajt dhe për shqiptarët”, ka shkruar Flori Mumajesi në reagimin e tij.

[video width="640" height="360" mp4="https://cdnimpuls.com/tpz.al/wp-content/uploads/2018/05/32779047_206233443502873_6204795830688284672_n.mp4"][/video]

Ndërsa, Jonida Maliqi ka shkruar: “Supozohet që ne shqiptarët jemi popull mikpritës por kurrsesi deri në këtë pikë ku të favorizojmë ata që kanë pështyrë mbi ne ndër vite. Absurditet i madh për këtë palo këngëtar që mbi të gjitha nuk është njeri por monstër që tani në vendin e tij nuk e begenisin më e vjen këtu për koncert recital me çmim bilete “të fryrë”.