Për bashkëshortin, Alketa tregoi se është dashuruar me të nga sytë e tij blu duke u shprehur se ka marrë djalin më king të Vlorës. Ndërsa marrëdhënien me vjehrrën, moderatorja e quajti të mrekullueshme duke theksuar se vajzat e zgjuara duhet ta konsiderojnë vjehrrën si njeriun që i ka lindur djalin që dashurojnë.
“I kam të mrekullueshme marrëdhëniet me vjehrrën. Unë mendoj që çdo vajzë e mençur duhet patjetër vjehrrën ta konsideroj si njeriun dhe gruan e mrekullueshme që i ka lindur djalin që dashuron. Kur vjehrra të qëllon e mirë dhe të konsideron si vajzën e shtëpisë sepse ti ke vërtet në dorë lumturinë e djalit, atëherë ky është fat. Unë këtë fat e kam”, u shpreh Alketa.
