TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Që ajo është një vajzë me stil, që vishet bukur dhe elegante, sidomos këtë periudhë të ëmbël që po e shijon në çdo dimension sajin, ne nuk e kishim dyshuar kurrë! Por, herë pas here ajo di të na befasojë me mënyrën e saj, kur shfaqet me veshje super të shtrenjta, që kanë pas tyre fatura goxha të kripura.
Një e tillë është edhe ajo e publikuar ditën e djeshme në instagram. Xhensila Myrtezaj, teksa është në muajin e fundit të shtatzënisë u shfaq e veshur me një fustan portokalli, dhe një çantë Chanel në nuancë nude, si edhe një palë këpucë të sheshta në po të njëtën ngjyrë. Sigurisht, që çanta ra menjëherë në sy, jo vetëm për markën luksoze, por edhe dizajnin e veçantë. Në ngjyrë nude, dhe me një zinxhir të artë në vend të rripit klasik, kjo blerje e Xhensilës ka kushtuar jo pak.
Sipas, "What they wearin", ka publikuar çmimin e çantës Chanel, dhe është një kosto jo e vogël, por plot 4,480 euro.
Si një aksesor unik, kjo çantë e plotëson më së miri look-un e Xhensilës, e cila shkëlqen në tërësi!